Një ditë më parë, djali i vogël i Tunës festoi 1 vjetorin e lindjes. Këngëtarja e njohur ka organizuar një festë të madhe për vogëlushin e saj, Zenin, ndërsa ka ndarë dhe disa pamje në rrjete sociale. Përveç fotove me djemtë e saj, Tuna është treguar e rezervuar me Patrisin.
Ndonëse prej disa kohësh përfliten se janë rikthyer sërish bashkë, ata kanë vendosur që ta mbajnë raportin e tyre larg vëmendjes së publikut. Kohët e fundit ata shkuan me pushime në Dubai duke konfirmuar se i kanë dhënë një mundësi të dytë njëri-tjetrit.