Kalimi i Butrintit në një fondacion privat për 10 vite ka shkaktuar debate të forta në komisionin e ekonomisë ditën e sotme. Opozita e ka cilësuar marrëveshjen një shkelje të interesit kombëtar dhe në kundërshtim të plotë me konventat ndërkombëtare .Por për ministren një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
E ftuar në “Log” me Endri Xhafon mbrëmjen e së hënës, Elva Margariti tha se sipas projeksionit të bërë për planin e biznesit, pritshmëritë janë që Parkun e Butrintit ta vizitojnë deri në 460 mijë vizitorë në vit. Por, sipas ministres, nëse këta vizitorë nuk gjejnë shërbime në sit, ky do të ishte një autogol.
Ministrja shpjegoi: Duhen audio-guida, virtual-tours, postacione të reja, kulla veneciane, mund të bëhet hiking…vizita në liqen, aksesim nëpërmjet liqenit në qytetin antik të Butrinit. Turistët nuk do ta rekomandojnë tek të njohurit e tyre nëse s’do të gjejnë shërbime në sit.”
Po ashtu, Margariti shpjegoi se mund të jenë në dispozicion e dhe bileta për ta vizituar Butrintin më shumë se një ditë, duke ofruar shërbime edhe gjatë natës. Duke u kthyer tek numri i vizitorëve, ministrja theksoi se ato nuk do të jenë pika e vlerës së shtuar të Butrintit.
“Qendra e vizitorëve është një nga elementet e para që ky sit duhet të ofrojë. Maset pulsi i vizitorëve. Qendra antike, e zonës arkeologjike, ngrihet grupi kërkimor dhe fillon financimi për kërkimet shkencor… njëfarë turizmi akademik.”
Ndërsa, e pyetur nëse me këtë kalim të menaxhimit të Parkut tek një fondacion privat, shkelet neni 5 i Konventës së UNESCO-s, Margariti tha se ky nuk është rasti.
“Sipas kuadrit ligjor nuk ka asnjë lloj shkelje, administrimi do të bëhet nga fondacioni i menaxhimit të Butrintit. S’mund të nxjerrim vetëm figurën e partnerit strategjik si elementi kyç në këtë rast.” /abcnews.al/