Opozita lexon dokumentet që i jep Edi Rama. Kështu është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e së hënës teksa komentonte draftin e përgatitur nga Grupi Parlamentar i PD-së, i prezantuar nga Enkelejd Alibeaj.
Sipas Berishës, Edi Rama e kishte në xhep opozitën sa ishte Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës, ndërsa shtoi se kjo gjë nuk do të ndodhë më kurrë.
“Rama e kishte në xhep opozitën, por s’do e ketë më kurrë. A e patë Enkelejd Alibeajn, pa asnjë tagër bën propozime, dokumentet e Ramës.”
Më tej ish-kryeministri deklaroi se Rama e ka humbur toruan ndërsa theksoi se atij i është kërkuar që t’i hapë rrugën Erion Veliajt. /abcnews.al/