Arapit dhe Teutës u vjen oreksi: Pse të mos e tentojmë vendin e katërt!

schedule20:09 - 9 Maj, 2022

schedule 20:09 - 9 Maj, 2022

Teuta triumfoi kundër Egnatias dhe siguroi qëndrimin direkt në Superiore, ndërkohë që pas ndeshjes trajneri Renato Arapi në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport tha: “Vinim pas disa ndeshjeve të mira. Më ngroh fakti që kemi vazhdimësi në lojë dhe rezultate. Nuk ishim për mbijetesë, do i bëjmë hyzmetin tre ndeshjeve të mbetura. Pse të mos pretendojmë edhe për vendin e katërt…”.

“E nisëm ndeshjen shumë mirë. Ekipi ka treguar vetëbesim dhe vazhdimësi, në lojë dhe rezultate. Kemi gjetur stabilitet edhe për mënyrën e lojës. Po shohim edhe për lart në renditje, kështu u motivuam. Diferenca është 6 pikë, çdo gjë është e hapur. Pjesa më e madhe e lojtarëve besoj se do të qëndrojë edhe sezonin tjetër”.

“Na vjen keq për golin e pësuar, kemi pësuar shumë gola këtë sezon. Unë u fokusova te pjesa mbrapa kur erdha te Teuta. Një gjë e tillë kërkon kohë, por jemi munduar të përmirësojmë edhe sulmin, kemi luajtur me dy sulmues. Ka akoma vend për t’u përmirësuar, sidomos sa i përket përqendrimit deri në fund të ndeshjes”.

“Vllaznia-Kukësi? E mira do ishte një barazim, por mbetemi në lojë edhe nëse fiton ndonjëra. Kanë ndeshje me Tiranën, shpresoj që Tirana të tregohet profesioniste deri në fund”.

“Pengu? Ndeshja me Tiranën. Edhe me Vllazninë luajtëm mirë, por nuk krijuam shumë raste për gol. Kishim mundësi të fitonim ndaj Tiranës, sidomos në minutat e fundit. Por, futbolli është i tillë, i njeh gjithë rezultatet”. / abcnews.al