Mbretëresha e Britanisë, Elizabeth II nuk do të marrë pjesë në hapjen shtetërore të Parlamentit, ka konfirmuar për Euronews Pallati Buckingham.
Princi i Uellsit do të lexojë fjalimin e Mbretëreshës në emër të madhërisë së saj me Dukën e Kembrixhit të pranishëm.
“Mbretëresha vazhdon të përjetojë probleme të herëpashershme të shëndetit dhe në konsultim me mjekët e saj, ka vendosur e detyruar që ajo të mos marrë pjesë në hapjen shtetërore të Parlamentit nesër,” tha Buckingham Palace./abcnews.al