Eksperti: Aksidentet nuk parandalohen me aksione e gjoba

schedule16:30 - 9 Maj, 2022

schedule 16:30 - 9 Maj, 2022

Për ekspertët e sigurisë Rrugore, kontrollet e shtuara në rrugë apo gjobat e vendosura ndaj shoferëve problematikë, nuk i parandalojnë aksidentet.

Artur Sulçe thotë se policia duhet të bëjë një punë sistematike për të ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

Eksperti thekson se Policia Rrugore nuk mund të veprojë e vetme për të parandaluar aksidentet. Sipas statistikave zyrtare, përdorimi i celularit në timon, shpejtësia, parakalimet e gabuara janë shkaqet kryesore. /abcnews.al/