Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur për mediet pas një takimi të zhvilluar me me delegacionin e Senatit të Rumanisë, të kryesuar nga Senatori Titus Corlățean, Kryetar i Komitetit të Politikës së Jashtme në Senatin e Rumanisë.
Një nga temat kryesore që u diskutua, tha Balla, ishte agresioni rus në Ukrainë. Ai tha se së bashku me Rumania Shqipëria mban të njëjtin qëndrim për sa i përket dënimit të sulmit rus.
Kreu i grupit të PS bëri me dije se shtëpia e kulturës në Sarandë, “Jorga” do t’i kalojë Rumanisë e cila ka vendosur që të jetë një shtëpi e Evropës.
Balla: Kemi rënë dakord të fillojmë bashkëpunimin e një memorandum bashkëpunimi mes parlamenteve tona në dobi të marrjes së eksperiencës. Rumani ka kaluar përmes procesit të negocimit të marrëveshjes së anëtarësimit në BE. Mendoj se kemi shumë eksperiencë për të marrë në këtë pjesë. Një çështje tjetër për të cilën jam i angazhuar, Rumania gëzon në Shqipëri të drejtën e pronësisë të në objekti me shumë rëndësi kulturore sikurse është shtëpia “Jorga” në Sarandë. Ajo shtëpi I takon Rumanisë dhe natyrshëm që në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar të shumicën në Kuvend, dua t’i bashkohem kërkesës së qeverisë shqiptare që ta përmbyllim rikthimin e shtëpisë “Jorga” tek qeveria rumune. Pala rumune ka rëndë dakord ëe kjo shtëpi të kthehet në një shtëpi të Evropës në Sarandë.
Balla bëri me dije se së shpejti do të hapen fluturimet Tiranë-Bukureshet dhe sipas tij kjo tregon urat e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.
/abcnews.al/