VLORË – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 15-vjeçare ka tentuar që të vrasë vetën për shkak të një sherri.
Siç raporton policia V. G., 43 vjeçe dhe S. G., 19 vjeçe, kanë goditur dhe ofenduar me fjalë të rënda shtetasen M. J., 15 vjeçe dhe nënën e saj. Kjo ngjarje ka shkaktuar 15-vjeçares një gjendje të rënduar psikologjike dhe për pasojë ajo ka konsumuar një sasi medikamentesh mjekësore.
Shtetasja M. J. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë V. G., 43 vjeçe dhe S. G., 19 vjeçe janë vënë nën hetim. /abcnews.al/