Atletico Madrid kërkon të përforcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm, ku në merkaton e verës pritet të transferojnë disa lojtarë për të mbushur boshllëqet e ekipit.
Trajneri Diego Simeone së pari kërkon një mbrojtës krahu dhe për këtë në radarët e tij ka përfunduar lojtari i Manchester United.
Sipas “Todofichajes” bëhet fjalë për Aaron Wan-Bissaka, i cili shikohet si zëvendësuesi i Sime Vrsaljko i cili pritet të largohet nga “Los Cholchoneros” në fund të këtij sezoni. /f.a/abcnews.al