Eltina Minarolli ishte e ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për angazhimin e saj në muzikë dhe podcast-in që ka krijuar. Gjatë intervistës me moderatorin Alban Musa, Eltina, e cila së fundmi ka qenë shumë aktive në muzikë, rrëfeu jetën mes Shqipërisë dhe Amerikës.
Ajo u ndal gjithashtu dhe te podcast-i i saj që ka krijuar të titulluar “Namaste”. “Ka shumë gjëra në fakt, kryesorja është jeta ime reale dhe pse kam bërë një pauzë për momentin sepse jam fokusuar shumë te muzika. Por shumë shpejt do të rikthehem dhe ishte një gjë që e mendoja prej kohësh.
Shpesh rimendohem dhe nxjerr diçka tjetër që dua të bëj nga ana ime artistike, e kam dashur gjithmonë radion. Jam përqendruar te notat pozitive, dua t’j tregoj njerëzve se si të jetojnë, seritë e para flasin se si njerëzit ta njohin veten.
Ka këshilla, flet për jetën time personale, se si ka nisur karriera dhe si mund ta gjejnë njerëzit veten në muzikë.” tha ajo. Ndërkohë, ajo foli dhe për projektet më të reja që do të sjellë. Këngëtarja zbuloi për Albanin se do të punojë me një producent të huaj. /abcnews.al


