Bisedimet për rinovimin e kontratës nuk shkojnë siç duhet, Leva gati t’i japë “lamtumirën” Bayern

schedule10:45 - 9 Maj, 2022

schedule 10:45 - 9 Maj, 2022

E ardhmja e Robert Lewandowskit është kthyer në një “telenovelë”. Sulmuesi polak ka kontratë me Bayern Munich deri në fund të vitit 2023, me bavarezët që kërkojnë rinovimin e kontratës, por tentativat mes palëve nuk janë në rrugën e duhur.

Në këtë situatë, Barcelona e Xavi Hernandes ka për synim kryesorë transferimin e një sulmuesi që të mbajë mbi shpatulla gjithë skuadrën dhe Lewandowski është i zgjedhuri i tyre, u drejtuesit katalanas po vazhdojnë me kujdes situatën për të përfituar më pas.

 

Sipas asaj që shkruan e përditshmja spanjolle “Sport”, Lewandowski është mërzitur sepse oferta e klubit bavarez është nën pritshmëritë e tij, si për pagën edhe për kohëzgjatjen e kontratës, prandaj po mendon seriozisht largimin drejt Spanjës. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!