Detaje të reja nga vdekja e 3 fëmijëve në Patra, Malena dhe Iirisi u vranë me ketaminë, e ëma në paraburgim

schedule09:36 - 9 Maj, 2022

schedule 09:36 - 9 Maj, 2022

Autoritetet greke janë shumë pranë zbardhjes së misterit të vdekjes së tre motrave në Patra të Greqisë.

Të dhënat e reja sugjerojnë e dy motrat Malena dhe Irisi janë vrarë nga e njëjta substancë vdekjeprurëse, nga ketamina.

Por ndryshimi midis 2 vajzave është se Melenës i është dhënë më pak sasi kertamine se sa Georginës.

Lexo edhe:A e ka vrarë Malenën e ëma? Gjendet substancë e dyshimtë edhe në trupin e 3-vjeçares

Sipas ekspertizave mjeko ligjore vdekja e Georginës ka ardhur 10 minuta pasi i është vendosur në trup ketamina, ndërsa vdekja e Malenës ka marrë më shumë kohë.

Malena ka dhënë shpirt për një orë e gjysmë. Kujtiojmë se e dyshuar kryesore për vdekjen e tre fëmijëve është e ëma e tyre, Roula Pispirgou, e cila ndodhet në paraburgim.

Njëkohësisht zhvillimet janë të shpejta pasi është çështje orësh që mostrat e Malenës dhe Irisit të arrijnë në Laboratorin e Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë të Universitetit Aristoteli të Selanikut, ku do të vendosen nën mikroskopin e ekipi shkencor i profesor Nikolaos Raikos .

Lexo edhe: Akuzohet se vrau vajzën me ketaminë, zbulohen detajet që shtojnë dyshimet te 33-vjeçarja në Greqi

Instrumenti i posaçëm i laboratorit ka një ndjeshmëri deri në 500 herë më të madhe në zbulimin e substancave se ai në Athinë./abcnews.al.