Eksperti i kriminalistikës, Ervion Karamuço ishte i ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për profilin psikologjik të liderit rus, Putin. Duke cituar Pentagonin, eksperti tha se lideri rus mund të vuajë nga sindroma të caktuara që nga lindja dhe nga çrregullime të personalitetit.
“Ajo që më bëri përshtypje ishte një studim nga një profesor i Universitetit të Virxhinias, që bënte një krahasim interesant. Ai merrte Timothy Mcveigh, terroristin amerikan që vrau 168 veta në Oklahoma. Ai thoshte që këta njerëz si Timothy dhe Putini çfarë ndjenje kanë kur vrasin shumë, kush është qëllimi.
Duhet të ketë një çrregullim që këta janë të ftohtë dhe nuk iu bën përshtypje asgjë.”, tha ai. “Ka pasur një fëmijëri traumatike. Ai është përfshirë në artet marciale. Flitet dhe për abuzim seksual. Një nga agjentët e FSB-së kishte një video që nuk u bë publike kurrë në lidhje me pedofilinë në një ambient në Moskë.
Ky filmohet me fëmijë, bënin orgjira dhe akuza është shumë e rëndë. Se sa u provua kjo nuk dihet por fakti që u helmua pas akuzave tregon se ka gjasa se mund të jetë përfshirë në këto lloj gjërash”, tha ai. Më tej, ai u ndal dhe te vdekjet e dyshimta të disa oligarkëve rusë që nga nisja e luftës në Ukrainë.
Sipas Karamuços, janë rreth 38 oligarkë që kanë ndërruar jetë në rrethana misterioze që nga viti 2017. “Mënyra se si u soll me oligarkët ishte autoritar dhe iu kërkonte në llogari. Që nga ajo kohë, kanë sallone të caktuara dhe grupe të kthyera në kulte ku Putin jep orientime për operacionet financiare nga tregu rus.
Të gjitha këta janë pjesë e një mbikëqyrjeje që nuk e përballojnë dot. Tentojnë të dalin nga sekti i tyre dhe inskenohen dhe vetëvarje. Kanë lidhje me energjinë sidomos me sanksionet që janë vendosur dhe gjysma janë për energjinë. Kjo ka shfaqur një zhgënjim për mënyrën se si po sillet.“, tha ai.
Më tej, ai shtoi se pas intervistës që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit” para disa javësh, ka marrë disa telefonata nga numra rusë. “Kemi në errësire informative në lidhje me atë që po ndodh përpara nesh. Përpara dy javësh, dy apo tre numra rusë më merrnin në telefon sepse duan të intimidojnë njerëz që merren me këto punë.
Ata e dinë që në këto vende jomiqësore për rusët, motivohen shumë nga shërbimet. Dhe kur ndodhur ngjarja e Qerretit, na kanë marrë disa persona. Kërkonin llogari që ku e dini se ata janë vrarë nga shërbimet sekrete ruse. Janë forma të intidimit.“, tha ai. /abcnews.al