Laçi ka mposhtur me rezultatin 4-1 skuadrën e Kastriotit, në një ndeshje që konsiderohet derbi mes këtyre dy skuadrave. Kurbinasit siguruan matematikisht Europën dhe vendin e dytë, pozicioni më i lartë ndonjëherë për ta në Superiore.
Triumfi i sotëm u arrit me përmbysje, pasi krutanët shënuan të parët me anë të sulmuesit Spartak Ajazi. Lojtari kurbinas nuk festoi nga ish-skuadrës së tij.
Laçi reagoi shpejt, teksa barazoi me Akinyemi dhe më pas Shehu i dha epërsinë bardhezinjve të drejtuar nga Shpëtim Duro.
Në fillim të pjesës së dytë Adeleke shënoi, por u kap në pozicion jashtë loje me VAR. Më pas me VAR iu hoq një penallti për faull në favor të Guindo.
Gjithsesi Laçi arriti të shënonte golin e tretë me Qaton nga distanca, kurse Zarubica realizoi të katërtin. Kastrioti ndërkohë kishte dy mundësi shënimi me Kaina e Hajdëraj, që ishin ta pafat para Dajsinanit. / abcnews.al
Laçi-Kastrioti 4-1
Shënues: Akinyemi 40’, Shehu 43’, Qato 63’, Zarubica 89’ / Ajazi (pen.) 38’