VIDEO/ “I shpëtoi Zoti” nëna shtyu foshnjën vetëm 1 sekondë para se “G-Class” t’i merrte përpara në mes të Tiranës

schedule16:52 - 8 Maj, 2022

schedule 16:52 - 8 Maj, 2022

Abc ka siguruar momentin e videos së aksidentit të rëndë të ndodhur ditën e diel në Tiranë në rrugën e “Kavajës”, ku një makinë “Mercedes G-Class” merr përpara çiftin dhe fëmijën e tyre 3 muajsh, ndërsa po kalonin në vijat e bardha.

Siç shihet edhe në video çifti Arjan dhe Vilma Konomi, pasi kanë para dritën jeshile në semafor e cila ju jep të drejtën e kalimit këmbësorëve janë nisur për në anën tjetër të rrugës, por një makinë me shpejtësi skëterrë e drejtuar nga 39-vjeçari Ajas Sulejmani ka ardhur me shpejtësi dhe i ka përplasur duke i lënë të aksidentuar rëndë.

Ndërkohë vetëm në limitet e sekondave para përplasjes nëna Vilma Konomi ka bërë aktin heroik duke e shtyrë me forcë karrocën që të mos përplaset nga mjeti, i cili nuk fali dy prindërit por i goditi me forcë.

Fatmirësisht karroca me foshnjën brenda nuk u godit nga makina me shpejtësi të madhe, por u rrëzua në tokë si pasojë e shtyrjes që i bëri nëna, shtyrje e cila rezultoi të ishte shpëtimtare për jetën e foshnjës, pasi nëse do të ishte goditur nga “G-Class” nuk dihet se si do të ishte përfundimi.

Sa i përket gjendjes së të aksidentuarve gazetarja Xhensila Kodra bën me dije se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë dy prindërit kanë diagnozë politraume në gjendje të rëndë shëndetësore, me prognozë të rezervuar nën mjekim intensiv.

Gjithashtu në video shihet se janë kalimtarët ata që u vijnë në ndihmë të menjëhershme familjes, ndërsa Sulejmani që drejtonte “G-Class” ia ka mbathur nga vendngjarja sëbashku me pasagjerin që ndodhej me të në makinë.

Por arratisja e tyre ka zgjatur vetëm pak, pasi tashmë të dy ndodhen në komisariat.

39-vjeçari Ajas Suljemani i cili nuk kishte leje drejtimi, është një person i shpallur në kërkim nga autoritet Britanike që prej vitit 2014-të, pasi akuzohet për trafik droge.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!