Iku nga Gjykata e Korçës, merr fund arratia e të riut, kapet nëpër ferra

schedule14:49 - 8 Maj, 2022

schedule 14:49 - 8 Maj, 2022

Ka zgjatur shumë pak arratia e Kristjan Medollit të riut të arratisur nga Gjykata e Korçës pasi u njoh me masën e sigurisë arrest me burg. Abc mëson se ai u kap duke u fshehur në afërsi të azilit të Korçës, afër kishës së Shën Thanasit, i futur nëpër ferra e shkurre.

21 vjeçari me pranga në duar ka dalë me vrap nga garazhi i gjykatës. Ndërsa SHÇBA ka nisur hetimet për efektivët që e shoqëronin. I riu nga fshati Qatrom i Korçës u arrestua dy ditë më parë si i dyshuar për grabitjen e një biçiklete dhe një motor frigoriferi. Kristjan Medolli, sapo mësoi se do qëndronte në burg u arratis nga Gjykata e Korçës, por u arrestua shumë shpejt.

Lexo edhe: U la në burg vjedhje, 21 vjeçari arratiset nga Gjykata e Korçës, policia “blindon” zonën

Njoftimi i policisë Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të ditës së sotme, i cili bënte fjalë për largimin nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e shtetasit K. M., (i arrestuar më parë për vjedhje) ju informojmë se falë veprimeve të shpejta, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, u bë e mundur kapja e këtij shtetasi në afërsi të kodrave të qytetit të Korçës dhe shoqërimi i tij, për veprime të mëtejshme procedurale.

/abcnews.al