Ceferin: Më qan zemra për Rusinë, lufta nuk është e sportistëve

schedule19:31 - 7 Maj, 2022

schedule 19:31 - 7 Maj, 2022

UEFA është vendosur në një pozicion shumë të vështirë me Rusinë, që u përjashtua nga garat ndërkombëtare. Vendimi i UEFA-s ka prekur edhe klubet ruse, ndërkohë që së fundmi për këtë ka folur edhe presidenti i qeverisë europiane të futbollit, Aleksander Ceferin.

“Situata është e vështirë  dhe nuk mund të veprojmë ndryshe, edhe pse në një mënyrë më qan zemra për sportistët. Kjo nuk është lufta e tyre. Nuk është e mirë që të vuajnë për një gjë të tillë.

Gjithsesi nga një tjetër pikëpamje është një situatë aq e tmerrshme sa duhet të ndihmojmë. Duhet të bëjmë pjesën tonë që të përfundojë kjo çmenduri sa më parë që të jetë e mundur”, u shpreh për AS Ceferin.

Në lidhje me Euro 2028 dhe Euro 2032, kreu i UEFA-s ka qartësuar gjithçka dhe thekson se Britania e Madhe dhe Italia kanë rivalë për organizimin e këtyre kompeticioneve.

“Turqia deklaroi ofertën e saj si për Euro 2028, ashtu edhe për Euro 2032. Ndaj Turqia dhe Britania e Madhe me Irlandën luftojnë për Euro 2028 dhe Italia me Turqinë për Euro 2032”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!