Rusia pretendon se ka shkatërruar depon me armë perëndimore në Ukrainë

schedule12:18 - 7 Maj, 2022

schedule 12:18 - 7 Maj, 2022

Rusia pretendon se ka shkatërruar depon ku mbaheshin armët ushtarake nga SHBA dhe vendet europiane, pranë një stacioni hekurudhor në rajonin e Kharkiv, sipas CNN.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se pajisjet u goditën “afër stacionit hekurudhor Bogodukhov”, i cili është në veri-perëndim të qytetit të Kharkiv.

Forcat ruse gjithadhtu pretendojnë  e kanë goditur se një depo municioni në Bakhmut dhe se kanë rrëzuar 13 dronë ukrainas dhe tre raketa balistike ukrainase Tochka-U zonën e Izium, ku luftimet kanë vazhduar për më shumë se një muaj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!