Mori 2 mijë euro për ndryshimin e masës së sigurisë, lirohet nga qelia ish-prokurori i Kukësit

schedule19:35 - 6 Maj, 2022

schedule 19:35 - 6 Maj, 2022

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 3 vite burg ish prokurorinë e Kukësit Edomond Karriqi, i akuzuar për korrupsion.

Për shkak të gjykimit te shkurtuar Karriqi përfitoi ulje  dënimit me 1/3 duke e çuar në dy vite burg. Karriqi u arrestua më 30 qershor 2021 në Kavajë, ku edhe ka banesën e tij.

Me urdhër të Prokurorisë në pranga u vu edhe shoferi i tij Isuf Gega që dyshohet se ka bashkëpunuar me Karriqin në rolin e sekserit, që në këmbim të parave ka ndryshuar masën e sigurisë për një të arrestuar, kundrejt shumës 2 mije euro.

Lexo edhe: “Mos e rr*aj fare, nesër i ke te shpaja”: 2 mijë euro për ta nxjerrë nga qelia, dalin përgjigjimet për arrestimin e prokurorit Edmond Karriqi

Gazetari Ermal Vija bën me dije  se pas dhënies së vendimit duke qenë se Karriqi ka kryer më shumë se gjysmën e dënimit ai ka kërkuar të lerë qelinë, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata duke u liruar me kusht./abcnews.al/