“Rithemelimi” ka mbledhur ditën e sotme, në orën 18:00 Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Këshilli i zgjedhur në Kuvendin e 30 prillit i thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, ka miratuar projekt rezolutën e Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjen e presidentit të ri. Por 36 deputetë të Grupit Parlamentar kanë zgjedhur mos marrin pjesë në mbledhje.
Abc ka siguruar listën e plotë të deputetëve të cilët nuk kanë marrë pjesë në mbledhje:
- Agron Gjekmarkaj
- Alfred Rushaj
- Andia Ulliri
- Arbi Agalliu
- Bledjon Nallbati
- Dashnor Sula
- Dhurata Çupi
- Emilja Koliqi
- Enkelejd Alibeaj
- Eralda Bano (Tase)
- Fatjon Veizaj
- Ferdinant Xhaferraj
- Flamur Hoxha
- Flutura Açka
- Gazment Bardhi
- GRETA BARDELI
- Helidon Bushati
- Ilda Dhori
- Jorida Tabaku
- Kastriot Piroli
- Xhelal Mziu
- Kreshnik Çollaku
- Lefter Gështenja
- Lindita Metaliaj
- Lulzim Basha
- Merita Bakiu
- Orjola Pampuri
- Ramadan Likaj
- Saimir Korreshi
- Seladin Jakupllari
- Zef Hila
- Zheni Gjergji
- Ervin Salianji
- Grida Duma
- Tomor Alizoti
- Ina Zhupa
Anëtarët e PD ditën e sotme do të votojnë për kreun e ri të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Dy emrat e propozuar janë Eleina Qirici dhe Edi Paloka.
Gjithashtu në këtë mbledhje, me asnjë votë kundër u miratua rezoluta për procesin e zgjedhjes së Presidentit të vendit. Në draftin e lexuar nga Oerd Bylykbashi, mandatohet Komisioni i Rithemelimit për të përcaktuar përfaqësuesit e PD-së në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri. Bylkbashi theksoi se çdo veprim që bie ndesh me këtë rezolutë nuk përfaqëson Partinë Demokratike./abcnews.al/