Emigrantët në anijen “Alan Kurdi” do të ndalojnë në Maltë

schedule13:58 - 13 Prill, 2019

schedule 13:58 - 13 Prill, 2019

64 emigrantët e anijes Alan Kurdi, të cilët për më shumë se dhjetë ditë kanë qëndruar në det, do të zbarkojnë në Maltë. Ata do të shpërndahen në Gjermani, Francë, Portugali dhe Luksemburg. Ministri i brendshëm Italian Salvini e konsideroi si një lajm të jashtëzakonshëm faktin që asnjeri prej tyre nuk do të shkelte në Itali.

Pas më shumë se dhjetë ditësh përfundon odisea e anijes me emigrant “Alan Kurdi”. Konfirmimi vjen nga qeveria e  Maltës. Në deklarratën për shtyp thuhet se të gjithë 64 emigrantët në bordn e anijes do të zbarkojnë në Maltë dhe më pas do të rishpërndahen mes Gjermanisë, Francës, Portugalisë dhe Luksemburgut. Kryeministri maltez Xhozef Muskat me anë të një mesazhi në profiling e tij Tuiter shkruan se zgjidhja u gjet falë një koordinimi efikas mes komisionit europian dhe Maltës. Ai theksoi se asnjë nga emigrantët e shëptuar nuk do të qëndrojë në Maltë, sepse vendi nuk mund të përballet me këtë situatë.

Menjëherë pas lajmit ka reaguar dhe ministri i brendshëm Italian Mateo Salvini. Ky i fundit e konsideroi si një lajm të jashtëzakonshëm pasi asnjë nga emigrantët nuk do të shkelë në Itali. Salvini u shpreh se ajo që ndodhi me anijen Alan Kurdi përforcon bashkëpunimin mes Italisë dhe Maltës kundër trafikantëve të qënieve njerëzore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!