Sipas MeteoAlb: Territorin shqiptar përgjatë gjithë 24-oreshit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta duke rrezikuar shira lokalë në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat veriore. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku nuk do të mungojnë momentet me pika shiu. Po ashtu, gjatë pasdites dhe në mbrëmje pritet forcim i paramatrit të erës.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mesdita sjelle rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 23°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi perëndimor veriperëndimo duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Mot të kthjellët dhe temperatura të larta do të përjetojnë, gadishulli Iberik, Brigjet e detit të zi si edhe pjesërish Europa qëndrore ndersa Europa veriore dhe ajo Lindore do të paraqiten në ndikimin e motit të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëbores do të jenë dominante. Po ashtu; me vranesira dhe reshje të pakta shiu paraqitet britania e madhe.
Republika e Kosovës
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë Kosovën do të sjellin deri në orët e mesditës dominim të kthjellimeve. Ndërsa pas mesdite dhe në vijim priten shtim i vranësirave në pjesën më të madhe të vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat perëndimore dhe jugperëndimore duke rrezikuar shira të dobët.
Maqedonia e Veriut
Pjesa më e madhe e MV parashikohet nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave te lehta, përjashtuar zonat jugperëndimore ku priten shira të dobët dhe lokalë. Po ashtu nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta do të vijojnë orët e pasdites dhe natës. /abcnews.al