Grabitja në Rinas, Stërkaj: Këto vjedhje janë në bashkëpunim

schedule22:10 - 12 Prill, 2019

schedule 22:10 - 12 Prill, 2019

Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Stërkaj, ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Provokacija”. I pyetur se çfarë mendonte rreth grabitjes së Rinasit, Stërkaj tha se kjo ngjarje duhet hetuar në thelb të saj.

Sipas tij, edhe një person i pa inkriminuar më parë, duke parë sigurinë e dobët të aeroportit dhe sasinë e madhe të parave, mund të tentojë ta realizojë një vjedhje të tillë.

Ato janë gjëra në hetim dhe asnjëri nga ne nuk është i njohur se çfarë po bëjnë në hetim të kësaj çështjeje. Unë si deputet, si ish-oficer policie do kisha hetuar në thelb të kësaj gjëje. E kam thënë dhe në disa media të tjera. Këto vjedhje janë në bashkëpunim. Dhe unë e theksoj se kush e di kur lëvizin këto miliona euro drejt Rinasit? Nga kush rrjedh informacioni? Nëse bëhet fjalë për 10 milionë euro mund të ketë njerëz që s’kanë bërë asnjë krim në jetën e vet, por duke e dit që në Rinas te avioni s’ka as armë, as policë, kurrkush me i kap, kam bindjen që edhe ata mund të tentojnë me rreziku”, tha Stërkaj.

Për sa i përket përgjegjësisë, Stërkaj renditi dy arsye; koncesionarin dhe rrjedhjen e informacionit në bankat që bëjnë këto lëvizje transfertash.

“Për mua përgjegjësia shkon në disa pozicione. Për mua kontrata koncensionare i ka dhënë prioritet. Këto kontratat koncesionare i kanë dhënë prioritet koncensionarit dhe vendos ai. Mirëpo u bë  e disata herë që bëhet. Mirëpo fajin e kësaj pune unë ua lë bankave. Që rrjedhin informacione në banka dhe shkojnë në grupet kriminale. Ai është shkaku”, u shpreh deputeti./abcnews.al