Korreshi zbulon pse nuk ishte në Kuvendin e 30 prillit: Kam gati platformën për bashkimin

schedule13:37 - 5 Maj, 2022

schedule 13:37 - 5 Maj, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka treguar arsyet përse nuk ishte në Kuvendin e 30 prillit, i organizuar nga Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit. Në ABC Live, në një bashkëbisedim me gazetaren Sibora Bitri, Korreshi tha se nuk mori pjesë, pasi nuk iu dëgjuan kërkesat.

Deputeti theksoi se që pas 6 marsit ai kërkoi që të dyja palët të ulen dhe të zhvillojnë një proces të përbashkët, por kjo siç thotë ai nuk u mor parasysh dhe “Rithemelimi” nxitoi për të zhvilluar zgjedhjet në degë.

“Një pjesë e deputetëve nuk iu dëgjuan kërkesat që kishin. Ky mund të jetë Kuvendi i ngjitjes së bashkim nuk do të kishte. Nuk është e vërtetë që s’jemi ulur. Ne jemi ulur edhe me pjesëtarë të degës së Lushnjes që të gjenim një emërues të përbashkët që të kishte një proces zgjedhor ku të përfshiheshin të gjithë demokratët. Nuk iu gjet sepse këta kishin shumë nxitim. Iku zoti Basha, s’ka pse të ketë nxitim.

Përjashtues. Ne kërkuam që të mos bëhej më me kokëfortësi, por të kishte edhe deputetë që kanë qenë pjesë e Foltores. Duke na parë të gjithë bashkë do të vinin demokratët. Duhet të bashkoheshim. Mënyra e vetme ishte të kishte të deleguar që të përfaqësonin të dyja palët. Në Lushnje nuk kanë marrë pjesë të gjithë në proces. E dyta, nuk mund të bëhet një proces 157 seksione për tre ditë. Kjo nuk është parti. Çfarë kuptimi ka ta quash proces”, tha ai.

Lexo edhe: “Rithemelimi” nuk njeh Alibeajn, Korreshi: E paskan shpallur armik prapë, njëherë lindi në internim

Korreshi zbuloi se ka bërë gati platformën e tij për bashkimin e PD-së dhe do ta prezantojë në mbledhjen e grupit parlamentar.

“Kam një platformë që do ta prezantoj në mbledhjen e grupit parlamentar. Unë mendoj sed nuk ka zgjidhje në afatshkurta. Duhet të ketë një kohezion me një plafyrmk që do ta prezantoj, por nuk e di sa do të më dëgjohet llafi përsëri.

Kam kërkuar që të rikthehen të gjithë të përjashtuarit dhe të kishte bashkëpunim midis palëve. Në momentin që procesi u mbyll, nuk ka më vlerë ajo platformë. Ata thanë kemi vendosur 30 prillin dhe pikë. Topi është i imi, penalltinë e gjuaj vetë”, u shpreh deputeti.

Gjithashtu, Korreshi mohoi zërat për krijimin e një force të re politike nga deputetët që nuk i janë bashkuar Komisionit të Rithemelimit.

“Nuk do të ketë zgjidhje të tillë drejt dy partive. Asnjë nga kolegët nuk e do diçka të tillë”, theksoi ai. g.v/abcnews.al