Kremlini akuza Perëndimit: “Operacioni special ushtarak” do të kishte përfunduar, nëse s’do të furnizonit me armë Ukrainën

schedule12:57 - 5 Maj, 2022

schedule 12:57 - 5 Maj, 2022

Duke iu përgjigjur një raporti të New York Times se SHBA-ja kishte ndihmuar forcat ukrainase të vrisnin një duzinë gjeneralësh rusë, ka reaguar menjëherë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, sipas The Guardian.

Ushtria jonë e di mirë se Shtetet e Bashkuara, Britania dhe NATO në tërësi po ndihmojnë forcat e armatosura të Ukrainës. Së bashku me fluksin e armëve që këto vende po dërgojnë në Ukrainë, të gjitha këto nuk janë veprime që kontribuojnë në përfundimin e shpejtë të operacionit.

Kjo nuk do ta ndalojë Rusinë të arrijë objektivat e saj ushtarake në Ukrainë, tha ai.

I pyetur se çfarë masash mund të marrë Rusia në përgjigje, Peskov tha: Sigurisht, ushtria ruse po bën gjithçka që është e nevojshme në këtë situatë”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!