Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpëtohen më shumë civilë në Mariupolin e shkatërruar nga lufta

schedule07:31 - 5 Maj, 2022

schedule 07:31 - 5 Maj, 2022

Më shumë se 300 civilë mbërritën në Zaporizhzhia më 4 maj nga Mariupol dhe zonat përreth, pas një operacioni të ri të kalimit të sigurt të koordinuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, palët në konflikt dhe Kombet e Bashkuara.

Të martën, disa dhjetëra civilë u larguan nga zona e uzinës Azovstal në Mariupol dhe arritën në Zaporizhzha gjatë një operacioni kalimi të sigurt pesë-ditor.

“Ne jemi të lehtësuar që më shumë jetë janë kursyer”, tha Pascal Hundt, kreu i delegacionit të KNKK-së në Ukrainë.

“Ne mirëpresim përpjekjet e rinovuara të palëve në lidhje me operacionet e kalimit të sigurt. Ato mbeten vendimtare dhe urgjente”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!