Forcat ruse kanë hyrë në fabrikën punimeve të çelikut Azovstal në Mariupol, sipas një zyrtari ukrainas, shkruan BBC.
Fabrika e Azovstal është strehimorja e fundit e forcave ukrainase në qytetin port të shkatërruar, me civilë që ende strehohen nën tokë në kompleksin e gjerë industrial.
“Përpjekjet për të sulmuar centralin vazhdojnë për ditën e dytë. Trupat ruse janë futur tashmë në territorin e Azovstal”, tha David Arakhamia
Informacioni në terren ka qenë i pakët, megjithatë, Arakhamia tha se qeveria e Ukrainës ishte në kontakt me luftëtarët në uzinë.
Deklarata vjen pasi kryebashkiaku i Mariupol tha më herët se kishin humbur komunikimin me personat që ishin brenda fabrikës.
/abcnews.al/