ELBASAN – Dy familje nga Elbasani i janë drejtuar policisë për shkak se fëmijët e tyre nuk po gjenden prej ditësh.
Abc mëson se dy fëmijët një vajzë 15-vjeç dhe një djalë po 15-vjeç janë nxënës në shkollën Qemal Haxhiasani. Pasin kanë mbaruar shkollën, ditën e shtunë, të dy janë nisur në drejtim të fshatit Korre në njësinë Funar. Ata janë prezantuar si turistë dhe kanë ndenjur një natë në një banesë kundrejt pagesës.
Të nesërmen ata mësohet se janë larguar dhe që nga e diela nuk ka asnjë gjurmë për ta. Dyshohet se fëmijët janë të lidhur, ndërsa familjet e tyre nuk e pranojë këtë fakt. /abcnews.al