VIDEO/ Tjetër incident në Hollywood, sulmohet në skenë komediani i famshëm

schedule09:59 - 4 Maj, 2022

schedule 09:59 - 4 Maj, 2022

Komediani Dave Chappelle u sulmua në skenë në Hollywood Bowl të martën mbrëma. Disa pjesëmarrës që ndoqën shfaqjen postuan video të incidentit në rrjetet sociale, ku duket komediani në skenë ndërsa një burrë përpiqet që ta godasë, raporton Hollywood Reporter.

“Ishte një burrë trans”, tha ai me shaka duke iu referuar polemikave për disa batuta nga ana e tij që janë interpretuar si transfobike. Chappelle po performonte në “Is A Joke Fest’, një festival komedie në Los Angeles i organizuar nga gjigandi i transmetimit Netflix.

Sulmi ndaj Chappelle mund të ringjallë shqetësimet për anëtarët e audiencës që nxitojnë në skenë dhe sulmojnë humoristët. Çështja u theksua pasi Will Smith goditi Chris Rock në Oscar muajin e kaluar. Incidenti bëri bujë në botë dhe aktori nuk u përjashtua për 10 vjet nga Oscar. /abcnews.al