Rusia ka sulmuar qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv.
Të paktën katër shpërthime janë dëgjuar në qendër të Lvivit pak para orës 20:30 me orën lokale, shkruan Skynews.
Ky lajm është konfirmuar edhe nga kryetari i bashkisë së qytetit, Andriy Sadovyi.
Kryetari i bashkisë së qytetit Andrei Sadovy tha se një pjesë e qytetit kishte mbetur pa energji elektrike.
Ndërkohë shërbimi i hekurudhave të Ukrainës njoftoi në mediat sociale se shërbimet e transportit hekurudhor do të ndërpriten nga dëmi që infrastruktura e pësoi nga ndërprerja e energjisë dhe bombat ruse.
Aktualisht nuk ka të dhëna për viktima. Ka pasur një numër sulmesh raketore rreth Lviv që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, shkruan BBC.
Më herët gjatë ditës, Rusia filloi një “sulm të ashpër ” në uzinën Azovstal, bastioni i fundit i rezistencës ukrainase në Mariupol, me mbështetjen e tankeve, tha komandanti i batalionit Azov.
“Një sulm i ashpër në rajonin e Azovstal është duke u zhvilluar, me mbështetjen e automjeteve të blinduara, tankeve, përpjekjeve për të zbarkuar trupa, anije dhe një numër të madh këmbësorie ,” tha Sviatoslav Palamar, zëvendës komandanti i Azov, në një video mesazh nga Telegrami.
“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i zmbrapsur,” tha ai, duke bërë thirrje për “veprim të menjëhershëm për evakuimin e civilëve” të bllokuar nga luftëtarët ukrainas në fabrikën e madhe në Mariupol, një port strategjik në jug, pjesë e Donbasit, e cila është pothuajse tërësisht nën kontrollin rus.
Ai ka sqaruar në të njëjtën kohë se një natë para sulmit kanë ndodhur bombardime të forta, ku kanë mbetur të vrarë dy gra dhe janë plagosur “rreth 10 civilë”.
“Sonte, artileria e armikut detare dhe tokësore bombardoi uzinën Azovstal, duke përdorur bomba të rënda”, shtoi ai.
Më herët, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se forcat ruse kanë filluar bombardimin e objekteve të çelikut në shkallë të gjerë në Ukrainën juglindore pasi trupat ukrainase përfituan nga një armëpushim të shpallur për t’i zhvendosur ato në pozicione më të mira, tha ministria.
“U shpall një armëpushim, civilët duhej të evakuoheshin nga territori i Azovstal. Ushtarët ukrainas dhe Azov (batalioni) në fabrikë përfituan nga kjo. Ata dolën nga bodrumet, zunë pozicione zjarri në tokë dhe në godinat e fabrikës“, shtoi Ministria e Mbrojtjes në njoftimin e saj, sipas RIA.
“Njësitë e ushtrisë ruse dhe Republikës Popullore të Donetskut, duke përdorur artileri dhe forca ajrore, kanë filluar të shkatërrojnë këto pika zjarri “, tha ministria ruse në një deklaratë.
/abcnews.al/


