Mbappe po bëhet gati të largohet nga Franca? Fotoja e artistit në shtëpinë e lojtarit ngre pikëpyetje

schedule16:20 - 3 Maj, 2022

schedule 16:20 - 3 Maj, 2022

Artisti Ora Ito, një mik personal i Kylian Mbappe, ka postuar të hënën disa foto nga shtëpia e yllit të Paris Saint-Germain në Instagram, duke treguar se lojtari po përgatitet të ndryshojë shtëpinë.

Në njërën prej imazheve, artisti falënderon lojtarin për dhuratën e një fanelle të firmosur, dhe në sfond ka një raft me trofe të paketuar, si dhe kuti kartoni me kopertina gazetash për Mbappe.

Fotografi bën me dije se 23-vjeçari tashmë po mendon të ndërrojë shtëpinë dhe se po merr me vete sendet e tij me vlerë. Nuk ka dyshim se imazhi i postuar nga Ora Ito është i shtëpisë së Mbappes.

Në foto shihet në mënyrë perfekte Trofeu Kopa që lojtari fitoi në 2018, trofe që e ka vetëm ai pasi për edicionin e dytë të këtij çmimi ndryshuan modelin.

Fotoja e postuar nga artisti, megjithatë, mund të jetë e një viti tjetër, pasi fanella e firmosur është e sezonit 2019/2020, ndonëse në një postim tjetër ai ka postuar një foto me Kupën e Botës dhe një poster të librit komik të yllit, publikuar në tetor 2021.

Ajo që duket e qartë është se e ardhmja e Mbappes do të vendoset së shpejti dhe se francezi do ta shpallë vendimin e tij para fundit të majit.

Ndeshja e fundit e sezonit të PSG-së zhvillohet më 21 maj, pas së cilës Mbappe pritet të shpallë planet e tij për sezonin e ardhshëm.

Edhe pse raportet në Francë nuk kanë përjashtuar një rinovim të kontratës, gjithçka tregon se ai do të përfundojë të luajë për Real Madridin pasi marrëveshja e tij me PSG-në skadon më 30 qershor./ h.ll/abcnews.al