Ukraina: Më shumë se 20 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i luftës

schedule12:57 - 3 Maj, 2022

schedule 12:57 - 3 Maj, 2022

Më shumë se 20 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sipas një deklaratë të ministrisë së jashtme të Ukrainës, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

“Pushtimi i Ukrainës nga trupat ruse më 24 shkurt shënoi një fazë të re të represionit brutal kundër gazetarisë së pavarur në Ukrainë. Në më shumë se dy muaj, sulmuesit rusë vranë më shumë se 20 gazetarë ukrainas dhe të huaj dhe shkatërruan shumë redaksi“, tha ministria.

Ministria kujtoi gazetaren e Radio Svoboda, Vira Giriç, e cila humbi jetën pas një sulmi me raketa nga forcat ruse në Kiev

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!