Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për abuzimet e kryera në vitet e fundit në investimet publike. Kjo lëvizje e organit të akuzës vjen pas paralajmërimit në abcnews.al.
Hetimet kanë nisur kryesisht dhe janë në faze verifikimi, në rrugën “25 Nëntori”, ku bashkia ka investuar rreth 5 milion euro.
Ndërsa pa kaluar 6 vite nga ky investim drejtoria e Ujësjellësit ka ndërhyrë më shumë se 37 herë për të riparuar defektet si pasojë e cilësisë së dobët të punimeve.
Sakaq, sot në orët e para të mëngjesit në këtë rrugë është ndërhyrë për herë të 38-të. Investimi në këtë zonë është kryer nga kompania “Ergi shpk”.
Kjo firmë ka pasur për detyrë të merrej me sistemimin, asfaltimin, rregullimin e trotuareve e ndriçimin e rrugëve. /abcnews.al