RINAS – Policia po ndërhyn me forcë për të shpërndarë protestuesit që kanë bllokuar rrugën që të çon në aeroportin “Nënë Tereza”.
Prej më shumë se një ore, banorët e Rinasit kanë dalë në protestë duke bllokuar qarkullimin. Kjo ka ardhur për shkak se ARRSH mori vendimin për të bërë me një sens lëvizje këtë akset (vetëm për të shkuar në aeroport), duke penalizuar kështu dhjetëra banorë.
Duke nisur nga nesër, fëmijët e fshatit Rinas do të bojkotojnë shkollat. Ky ka qenë paralajmërimi i kryeplakut të fshatit, në shenjë kundërshtie për vendimin e qeverisë për të devijuar lëvizjen drejt Aeroportit të Rinasit, duke e kthyer me një sens lëvizje, me drejtim nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.
/abcnews.al/