Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet që të shfuqizojnë vendimin që lejon abortin. Mediat e huaja bëjnë me dije se gjykata Supreme ka gati një draft vendim të tillë.
Sipas saj, gjyqtari, Samuel Alito, ka thënë në dokument se vendimi i vitit 1973 është i gabuar. Nëse verifikohet ky dokument, ai do të përbënte një rast të pashembullt në historinë moderne të kësaj gjykate.
Ndër të tjera pritet që gjyqtarët një lajm të tillë ta bëjnë të ditur në fillim të muajit korrik. As Gjykata Supreme, as Shtëpia e Bardhë nuk kanë komentuar për këtë rrjedhje dokumentesh.
“Është koha për të rikthyer këtë çështje të abortit te përfaqësuesit e zgjedhur të shtetit”, thuhet në raport.
Udhëheqësja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe lideri i shumicës në Senat, Chuck Schumer të dy demokratë kanë lëshuar një deklaratë pas rrjedhjes së informacionit.
“Nëse raportimi është i saktë, Gjykata Supreme do të shkaktojë kufizimin më të madh të të drejtave të njeriut në 50 vjetët e fundit”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Protestuesit po ashtu janë mbledhur jashtë Gjykatës Supreme për të shprehur zemërimin e tyre për raportimet mbi këtë çështje.
Vendimi i vitit 1973 u ka mundësuar grave në SHBA që të kenë të drejtë absolute për abort në tre muajt e parë të shtatzënisë dhe të drejta të kufizuara në tremujorin e dytë.
Gratë në të 20-at e tyre besohet se kryejnë më së shumti aborte në SHBA në 2019 janë kryer rreth 57 për qind e aborteve nga kjo grup-moshë./abcnews.al