3 anëtarë të një familjeje në Sarandë kanë përfunduar në spital pas një sherri që dyshohet se ka ndodhur për arsye pronësie.
Abc ka mësuar se sherri dyshohet se ka ndodhur për çështje pronësie, ndërsa përplasja ka ndodhur mes 3 anëtarëve të një familjeje dhe një personi tjetër.
Ende nuk ka detaje të tjera mbi ngjarjen dhe se kush janë të përfshirët në këtë konflikt.
Autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia. Anëtarët e familjes së sulmuar janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.05.2022, rreth orës 19:00, në fshatin Çukë, Sarandë, dyshohet se për motive pronësie, shtetasi S. Gj., 43 vjeç, ka goditur me grushta dhe sende të forta, shtetasin Sh. A., 62 vjeç, banues në Çukë, Sarandë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Vijon puna për kapjen e shtetasit S.Gj.
/abcnews.al