Borussia Dortmund ka bërë një afrim të goditur për sezonin e ardhshëm futbollistik. Gjermanët kanë blerë nga Freiburg kampionin e Europës me Gjermaninë U21, Nico Schlotterbeck.
I riu luan si qendërmbrojtës dhe ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Freiburg këtë sezon, duke luajtur 30 ndeshje si titullar dhe ka shënuar edhe katër gola.
Dortmund ka njoftuar ditën e sotme se me Schlotterbeck ka nënshkruar një marrëveshje të vlefshme deri më 30 qershor 2027, pasi kishte kaluar më parë vizitat mjekësore.
Borussia Dortmund kishte mbyllur më parë marrëveshjen edhe me Niklas Sule, i cili nuk rinovoi me Bayern Munich dhe do e vijojë karrierën me verdhezinjtë po në Bundesliga. / abcnews.al
Tach, Nico! ✍️?
Der #BVB verpflichtet Nationalspieler Nico #Schlotterbeck zur kommenden Saison. ?
Zur Meldung ? https://t.co/Elsseqfhpk
— Borussia Dortmund (@BVB) May 2, 2022