Manaj e Rrahmani notat më të larta, vlerësim negativ për Strakoshën

schedule12:56 - 1 Maj, 2022

schedule 12:56 - 1 Maj, 2022

Rey Manaj, Thomas Strakosha dhe Amir Rrahmani luajtën dje në Serie A dhe “Gazzetta dello Sport” ka bërë vlerësimet e përjavshme për futbollistët.

Portieri i Lazios, i cili pësoi tre gola në derbin ndaj Manajt, ka marrë notën më të ulët, 4. Fakti që nuk doli te goli i parë i Spezia ka pasur ndikimin më të madh te vlerësimi për Strakoshën.

Manaj mori notën 6.5 dhe vlerësohet shumë për luftën sportive, për çdo top. Të njëjtën notë ka marrë edhe Amir Rrahmani, autor edhe i një goli në fitoren kundër Sassuolo. / abcnews.al