Brdaric: E zgjova Vllazninë nga gjumi, sa keq që s’e mbroj dot Kupën e Shqipërisë!

schedule10:02 - 1 Maj, 2022

schedule 10:02 - 1 Maj, 2022

Thomas Brdaric u shkarkua nga Vllaznia para pak kohësh dhe së fundmi ka dhënë një intervistë për Kicker në Gjermani. “Tani ka nisur të kalojë ajo surpriza e momentit të parë, kur punon me shumë përkushtim. Një shkarkim i atillë të trondit.

Mendoj se ia dola ta zgjoja klubin nga një gjumë letargjik dhe në sezonin e kaluar shkuam në skenën e vogël europiane. Morëm pjesë në kualifikueset e Europa League.

Mua do të më pëlqente shumë të kisha mundësinë të mbroja trofeun e fituar vjet në Kupën e Shqipërisë, megjithatë djemtë janë në finale dhe unë i kam gishtat e kryqëzuara për ta”, tha Brdaric.

Brdaric dëshiron të drejtojë sa më shpejt një skuadër tjetër: “Ndihem gati dhe i freskët për një aventurë të re, që nuk ka përse të jetë sërish jashtë Gjermanisë. Tani jam në një tur në Gjermani, po ndjek disa ndeshje dhe po takoj miq. Jo vetëm në Bundesliga, por edhe në liga më të ulëta”. / abcnews.al