Në një reagim në rrjetet sociale pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, kryeministri Edi Rama shkruan se shteti shqiptar nuk do të pranojë asnjë justifikim nga kompania që bleu aeroportin.
Sipas tij, kompania aktuale dështoi njësoj si kompania tjetër në garantimin e sigurisë. Kryeministri theksoi se kontrollin e perimetrit të jashtëm dhe të brendshëm të aeroportit do ta marrë përsipër shteti.
“Kompania kineze që bleu aeroportin nga e mëparshmja, dështoi po njësoj në garantimin e sigurisë. Shteti shqiptar s’do pranojë asnjë justifikim nga kompania, po do marrë kontrollin e perimetrit të jashtëm e të sigurisë së brendshme. Respekt për policinë që sulmohet veshëgjatësisht”, shkruan Rama në Twitter./abcnews.al