Sheikët e Manchester City shumë pranë blerjes së klubit italian

schedule13:19 - 30 Prill, 2022

schedule 13:19 - 30 Prill, 2022

Gjithnjë e më afër ndryshimit të pronësisë në shtëpinë e Palermos.

Klubi italian është gati të hyjë në galaktikën e “City Group”, kompanisë që ka në krye Manchester Cityn. Zbulohet se Sheikh Mansour ka gati 6 milionë euro.Presidenti aktual Dario Mirri do të mbetej me një pakicë aksionsh.

Diskutimet mes palëve vijojnë prej muajsh dhe javët e fundit kanë pasur një përshpejtimtë ndjeshëm me drejtuesit e “City Group” të cilët kanë bërë një vlerësim teknik dhe financiar.

Mundësia e krijimit të një stadiumi të ri apo e ristrukturimit dhe modernizimit të “Barberës” luan një rol themelor në të gjithë historinë. Negociatat nuk janë në fazën e mbylljes por synimi është të arrihet marrëveshja për të nisur sezonin e ri sportiv.

Tifozët tashmë kanë filluartë ëndërrojnë atë që fantazia nukl ia ka lejuar deri më tani./h.ll/abcnews.al