Klosi në Zapot: Mbjellim 2 mijë akacie

schedule15:37 - 10 Prill, 2019

schedule 15:37 - 10 Prill, 2019

2 mije akacie kanë nisur të mbillen në fshatin Zapot të Kukësit. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi u shpreh se kjo është vetëm një nga masat e marra për ndalimin e erozionin në këtë zonë.

Kjo zonë rrezikohet nga erozioni dhe prerjet e paligjshme të pyjeve. Bëhet fjalë për fshatin Zapot të Kukësit ku Ministria e Mjedisit dhe Turizmit ka ndalur fushatën “krijo oksigjenin tënd”.

Ministri Blendi Klosi bëri të ditur se për ta ripyllëzuar do të mbillen 2 mijë akacie.

“Njerëzit e kësaj zone e kanë shumë të nevojshme që të kenë mundësi që të realizojnë pyllëzimin e plotë të 30 hektarëve të dy shpateve të malit për ta rikthyer atë në gjendjen e mëparshme, për të pasur mundësi që nga pyjet të kenë ekonomi, por që nga pyjet të kenë edhe mbrojtje dhe zbutje të kushteve klimatike. Prandaj me mbështetjen e operacionit GIZ, ne jemi sot këtu për të mbjellë 2 mijë akaciet e para, të cilat janë mbase një vepër simbolike në një zonë kaq të madhe, por që mendoj do të vazhdojmë këtë projekt për të prodhuar të paktën në një zonë të caktuar një ripyllëzim”. 

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi në këtë aksion u shoqëruar nga nxënës të shkollave 9-vjeçare me qëllim për t’i ndërgjegjësuar rreth kujdesit për natyrën./abcnews.al