Presidenti ukrainas akuzoi Rusinë se po përpiqet të shkatërrojë Donbasin dhe të gjithë ata që jetojnë atje, sipas la repubblica.
“Bombardimet e vazhdueshme dhe brutale, sulmet e vazhdueshme ruse mbi infrastrukturën dhe zonat e banuara, tregojnë se Rusia dëshiron ta zhdukë këtë territor dhe të gjithë njerëzit. Prandaj, mbrojtja e tokës dhe popullit tonë është një luftë për jetën. “tha ai në një video mesazh drejtuar kombit.
“Nëse pushtuesit rusë janë në gjendje t’i zbatojnë planet e tyre qoftë edhe pjesërisht, atëherë ata kanë mjaftueshëm artileri dhe avionë për ta shndërruar në rrënoja të gjithë Donbasin.
Siç bënë me Mariupolin,” shtoi ai, duke e përshkruar këtë të fundit si një “kamp përqendrimi rus, në rrënoja tashmë”.
Zelensky tha gjithashtu se rusët kishin shkatërruar qëllimisht infrastrukturën e prodhimit, furnizimit dhe magazinimit të karburantit, si dhe kishin bllokuar portet.
“Nuk kemi një zgjidhje të menjëhershme për t’i dhënë fund krizës. Por brenda një jave, maksimumi dy, do të sigurojmë një sistem furnizimi me karburant në Ukrainë që do të jetë në gjendje të parandalojë deficitin,” tha ai.
Ai tha se kjo ishte një “detyrë e vështirë” pas sulmit të forcave ruse në një rafineri nafte këtë javë në Kremenchuk. Në një deklaratë, ministri ukrainas i ekonomisë tha se Kievi kishte nënshkruar disa kontrata me furnizuesit europianë.
/abcnews.al