Lavrov: Nuk mund të ketë “fitues” në një luftë bërthamore

schedule08:20 - 30 Prill, 2022

schedule 08:20 - 30 Prill, 2022

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha se një luftë bërthamore nuk mund të ketë kurrë një “fitues” dhe ai u kërkoi vendeve që të kenë parasysh pikërisht këtë gjë, sipas CNN.

I pyetur nëse ushtria ruse dëshiron kontrollin e plotë të Donbasit dhe Ukrainës jugore për të krijuar një korridor tokësor për në Krime, Lavrov tha, “mjetet ushtarake për të arritur qëllimet e Rusisë nuk janë të diskutueshme për mua”.

Lavrov gjithashtu nuk konfirmoi, kur u pyet nëse operacionet në Donbas do të përfundonin deri më 9 maj, Dita vjetore e Fitores së Rusisë, e cila sipas disa analistëve dhe zyrtarëve amerikanë kanë sugjeruar se presidenti rus Vladimir Putin mund të shpallë fitoren.

“Lufta do të përfundojë kur qëllimet që sapo ju përshkrova të jenë përmbushur.”

Lavrov gjithashtu minimizoi presionin e sanksioneve nga qeveritë perëndimore ndaj Rusisë.

“Ata nuk e dinë historinë. Rusia është sanksionuar gjithmonë. Ky zemërim i fundit dhe vala e sanksioneve kanë treguar fytyrën e vërtetë të Perëndimit, të besosh se Putin do të kërkojë falje është e pamundur,” tha ai.

Por Lavrov tha se heqja e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë është pjesë e negociatave të paqes midis Moskës dhe Ukrainës , të cilat “nuk po shkojnë siç duhet”.

“Ne jemi në favor të vazhdimit të negociatave, megjithëse ato nuk po shkojnë mirë”, shtoi Lavrov.

Nga ana tjetër, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka insistuar se sanksionet perëndimore ndaj Rusisë duhet të forcohen dhe nuk mund të jenë pjesë e negociatave.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!