Araujo: Nuk kam dyshuar kurrë, unë i përkas vetëm Barcelonës

schedule08:26 - 30 Prill, 2022

schedule 08:26 - 30 Prill, 2022

Ronald Araujo ka folur për kënaqësinë e tij pas nënshkrimit të kontratës së re me Barcelonën deri në qershor 2026.

Barcelona mbajti një ceremoni pas dyerve të mbyllura me mediat e klubit dhe 22-vjeçari filloi duke falënderuar të dashurit e tij që e ndihmuan të arrinte këtë pikë.

“Dua të falënderoj prindërit dhe gruan time”, tha Araujo

“Kemi kaluar shumë. Prindërit e mi kanë bërë shumë sakrifica, por kanë paguar, kjo është shumë e rëndësishme për ne. Kurrë nuk kam dyshuar se i përkas këtu, besoj te klubi dhe projekti”, ka shpjeguar Araujo.

“Ka pasur edhe oferta të tjera, por kemi arritur marrëveshje shumë shpejt. Xavi Hernandez ka qenë i rëndësishëm dhe kam folur edhe me lojtarë të tjerë. Gjithmonë kam menduar se do të qëndroj dhe shpresoj që të fitojmë shumë tituj”.

Araujos iu bashkua Joan Laporta dhe presidenti i Barcelonës ishte plot lëvdata për uruguaianin.

“Dua të falënderoj Araujo”, tha Laporta.

“Ai është një lojtar që e duan shumë klube, ai është një lojtar i madh me talent të madh.

Por, gjithashtu, ai na jep karakter dhe përkushtim, ka dëshirën dhe entuziazmin për të fituar”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!