Emri/ Kush ishte shënjestra e atentatit në Vlorë

schedule19:48 - 29 Prill, 2022

schedule 19:48 - 29 Prill, 2022

Qyteti i Vlorës është tronditur sërish nga ët shtënat pasditen e së premtes.

Burime për Abc bëjnë me dije se në lagjen “10 Korriku” pranë zonës së Lungomares, është qëlluar me plumba mes dy automjeteve.

Sipas burimeve në automjetin tip benz ML ka një të shtënë me armë dhe një shenjë plumbi në xhamin e parë.

Dyshohet se shkak për të shtënat me armë është bërë një sherr për motive të dobëta.

Në sherr dyshohet se janë përfshirë dy persona.

Dyshohet se shënjestër e atentatit ka qenë djali i kryeplakut të Kaninës, Juxhino Todi.

Burime nga policia bëjnë me dije se është qëlluar 4 herë ndaj mjetit, por vetëm një ka goditur xhamin.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.04.2022, rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti shtetasi J. A., dhe shteasi L. M., dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri pistolete. Nga konflikti nuk ka të dëmtuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Abcnews.al/