Një çift nga Kosova është gjetur i vdekur disa ditë më parë në apartamentin e tyre në Epinal të Francës.
Mediat franceze kanë njoftuar se prokurorët kanë dalë në përfundimin se gruaja është therur me thikë nga burri i saj, i cili më pas ka vrarë edhe veten.
Ngjarja ka ndodhur para 3 fëmijëve të tyre, kurse 5 të tjerë nuk ka qenë në banesë në momentin kur ndodhi tragjedia.
“Gruaja vra nga burri i saj dhe ky i fundit do të kishte përdorur të njëjtën thikë për të vrarë veten ”, tha prokurori.
Nga autopsia u zbuluan “disa plagë me thikë, duke përfshirë edhe plagë mbrojtëse” në trupin e 44-vjeçares.
Hetimi konfirmoi se mëngjesin e së martës kishte ndodhur një “zënkë verbale mes burrit dhe gruas, ku burri e kishte akuzuar gruan e tij për pabesi” , shtoi prokurori.
Skena e krimit kishte ndodhur në tualetin e banesës, ku njëri nga fëmijët më pas kishte thyer derën dhe kishte zbuluar trupat e pajetë të prindërve të tij. Për momentin, fëmijët janë nën kujdesin e shërbimeve sociale.
Familja, me origjinë nga Kosova, jetonte në Francë që nga viti 2018 dhe kishte statusin e refugjatit. Kjo familje përbëhej nga tetë fëmijë, tre prej të cilëve ishin të rritur. Shtatë nga fëmijët jetonin ende me prindërit e tyre dhe pesë të miturit ishin në shkollë.
Çifti nuk ishte i njohur si problematik për drejtësinë dhe nuk ishte paraqitur asnjë ankesë për dhunë në familje.
/abcnews.al


