Partizani mposhti Dinamon në derbin e luajtur në “Selman Stërmasi”, pasi demat arritën të fitonin 3-1 përballë bluve të Rodolfo Vanolit.
Skuadra vendase e nis takimin menjëherë në sulm, me Junior dhe Rrapaj që kërcënuan portën e Simonit, ndërsa Dinamo do të përgjigjej me Fejzulla, por Alban Hoxha është i vëmendshëm.
Goli erdhi në minutën e 28-të, ku pas një rrëmuje në zonë, Stenio Junior ia del ta dërgojë topin në rrjetë, me Simonin që e kishte të vështirë të reagojë. Vetëm 3 minuta më pas, të kuqtë gjetën edhe golin e dytë, ku Tedi Cara do të ndëshkonte për herë të dytë të besuarit e Vanolit.
Penallti për Dinamon në minutën e 34-të për prekje të topit me dorë në zonë nga Matondo, i cili gjithashtu ndëshkohet edhe me karton të kuq. 11-metër larg Hoxhës nuk e pati të vështirë të shënojë kapiteni i bluve, Ibrahimi, i cili veçse ngushtoi diferencë e rezultatit.
51’ Reginaldo humbet super mundësi për të shënuar, pas një shërbimi nga Imami, sulmuesi godet topin me kokë, po nuk e dërgon dot në portë, ndërsa edhe Ibrahimi provoi të barazonte shifrat por pa rezultat tentativa e tij.
Në këtë takim kishte vend edhe për golin e tretë të Partizanit, ku Cara do të gjente portën pas një kundërsulmi të shpejtë të demave.
Me këtë fitore demat i marrin Kukësit vendin e 3-të në kampionat pasi tashmë shkojnë në kuotën e 46-pikë, po aq sa verilindorët, të cilët do të luajnë me Teutën.
Dinamo vazhdon të jetë në vendin e parafundit vetëm me 23 pikë. /f.a/abcnews.al