Një brazilian, i cili festoi ditëlindjen e tij të 100-të këtë muaj, ka thyer rekordin botëror Guinness pasi punoi në të njëjtën kompani për më shumë se 84 vjet.
Walter Orthmann, i cili mbushi 100 vjeç më 19 prill, u verifikua më 6 janar se kishte punuar për kompaninë e tekstilit ReneauxView, për 84 vjet e 9 ditë.
Orthmann iu dha Rekordi Botëror Guinness për karrierën më të gjatë në të njëjtën kompani.
“Në vitin 1938 pritej që fëmijët të punonin për të ndihmuar familjen. Si djali më i madh i pesë fëmijëve, nëna ime më mori të gjeja një punë në moshën 14 vjeçare”, tha Orthmann.
Ai filloi të punojë për Industrias Renaux S.A. më 17 janar të vitit 1938, kur ishte 15 vjeç..
Orthmann shpejt u promovua në një pozicion në shitje, duke u ngritur përfundimisht në pozicionin e menaxherit të shitjeve.