Ishte fshehur mes bananeve, mbi 650 kg kokainë kapet në Itali, destinohej për në Selanik

schedule09:50 - 29 Prill, 2022

schedule 09:50 - 29 Prill, 2022

Policia italiane ka sekuestruar 654,300 kg kokainë të pastër në portin e Gioia Tauro.

Sipas medieve italiane kokaina destinohej për portin e Selanikut, ndërsa ishte fshehur në kontejner me banane që binte nga Guayaquili i Ekuadorit.

Sipas specialistëve vlerësohet se droga do të kushtonte rreth 200 milionë euro nëse do shitej.

Pas përfundimit të operacioneve, droga i është nënshtruar sekuestrimit provues dhe dokumentet i janë dërguar Prokurorisë Publike pranë Gjykatës së Palmit, e cila ka marrë drejtimin e hetimeve paraprake./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!